Mirela Kumbaro batërdi te Ministria e Turizmit, abuzime me tenderët, pagesa të dyfishta dhe shpenzime pa kriter…

Mirela Kumbaro batërdi te Ministria e Turizmit, abuzime me tenderët, pagesa të dyfishta dhe shpenzime pa kriter…

Mirela Kumbaro ka kryer masakër kur ishte te Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (MTM). Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një auditim në ish-Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, që prek menaxhimin financiar, prokurimet, zbatimin e vendimeve gjyqësore, planifikimin buxhetor dhe administrimin e fondeve publike. Kjo ministri u drejtua nga Kumbaro në këtë kohë, teksa më pas ajo kaloi te Arsimi, ndërkohë në shtator pati dhe ristrukturim ministrish, pasi ministria e Mjedisit doli më vete, ndërsa Turizmi u bashkua me Kulturën dhe Sportin. Auditimi i përputhshmërisë është kryer për periudhën 1 janar 2023 – 31 dhjetor 2024, ndërsa në përmbledhjen ekzekutive KLSH flet për 15 rekomandime në total, ku përfshihen 12 masa organizative, 1 rekomandim për shpërblim dëmi dhe 2 rekomandime për përdorim të fondeve...