Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Miratohet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës buxheti me vlerë 400 mln €/ PD: S’ka legjitimitet! 29 amendamentet e opozitës nuk hidhen në votim
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar buxhetin 2026 me vlerë 400 mln euro. Në mbledhjen e ditës së sotme, mungoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndonëse kishte kërkuar të ishte prezent, SPAK ia refuzoi kërkesën. 29 amendamentet e opozitës nuk u hodhën fare në votim, ndërkohë që Partia Demokratike hodhi dyshime për legjitimitetin e këtij procesi. “A e ka Ristani kompetencën për të firmosur, duke mos qenë kryetare e zgjedhur por e urdhëruar?”, pyeti Ilir Alimehmeti. “Kemi për detyrë ta dorëzojmë. Çështjet mund të jenë të drejta, por s’jam autoriteti i duhur ta jap përgjigjen. Do ishte shkelje nëse nuk e dorëzoja një draft”, iu përgjigj Anuela Ristani. “Ne vërtetë kemi 60% zbatim dhe kjo dihet pse ka ndodhur, pasi duke mos lejuar kryetarin të bëjnë detyrën në mënyrë të padrejtë, dhe ata...