Miratohet kalendari i “Territoriales”, PS dhe PD angazhohen ta përfundojnë në qershor

Miratohet kalendari i “Territoriales”, PS dhe PD angazhohen ta përfundojnë në qershor

Komisioni i Posaçëm parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale ka miratuar kalendarin e punimeve, duke avancuar me planin e punës që përfshin raportin e vlerësuar të situatës aktuale të pushtetit vendor, konsultime në të gjitha bashkitë, zhvillimin e një sondazhi publik dhe publikimin e dokumentit politik deri në prill 2026. Synimi është që deri në qershor 2026 projekt-propozimi t’i shkojë Kuvendit për diskutim. Bashkëkryetari i komisionit, Arbjan Mazniku, theksoi se reforma duhet të përfundojë brenda korrikut 2026, në mënyrë që të kapet dritarja e vitit 2027 për realizimin e saj, sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias që sugjeron miratimin e reformave një vit para zgjedhjeve. “Mazhoranca e ka shprehur në mënyrë sistematike vullnetin që ne të kapim vitin 2027. Kjo kërkon që ta mbyllim reformën një vit...