Miratohet amnistia penale/ Ministri Lamallari: E nevojshme! Paraburgimi i tejzgjatur, s’duhet të ketë vend
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, tha në Balkan Update se qeveria ka miratuar dhe depozituar në Kuvend projektligjin për amnisti, në bashkëpunim dhe me dakordësinë e Prokurorisë së Përgjithshme dhe asaj të Posaçme. Ai theksoi se amnistia është një akt human dhe pjesë e një politike të re penale, që synon t’u japë një mundësi të dytë qytetarëve dhe lidhet ngushtë me procesin e integrimit europian. Sipas ministrit, do të ndërmerret edhe një reformë urgjente e Kodit të Procedurës Penale, ndërsa paraburgimi i tejzgjatur nuk mund të ketë vend në Shqipërinë e sotme. “Në përfundim të vitit të shkuar, qeveria shfaqi vullnetin për të kryer amnistinë, së bashku me institucione si Prokuroria e Përgjithshme dhe ajo e Posaçme, ku morëm dakordësinë e tyre. U miratua...
Burimi:
javanews.al