Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

Rikthimi i basteve sportive online në Shqipëri do të shoqërohet me një nga kornizat më të rrepta teknike dhe mbikëqyrëse në rajon. Përmes një vendimi, Këshilli i Ministrave ka miratuar standardet thelbësore që çdo operator i licencuar duhet të përmbushë, duke filluar nga infrastruktura e serverave deri te gjurmimi i çdo transaksioni financiar nga shteti. Qëllimi i këtij akti është i qartë: eliminimi i tregut të zi, mbrojtja e konsumatorit dhe transparenca totale fiskale. Filtra të rreptë për lojtarët dhe llogaritë Një nga shtyllat kryesore të vendimit është dhënia fund e anonimatit në lojërat e fatit online. Sistemet e reja nuk do të lejojnë asnjë regjistrim pa kryer një verifikim të plotë të identitetit. Pwr identifikimin kërkohet ngarkimi i dokumentit të identifikimit të skanuar, verifikimi i moshës...