Miratimi i rezolutës për Iranin, Hasani: Shqipëria në krah të aleatëve në mbrojtje të sigurisë
Në Kuvendin e Shqipërisë u miratua sot me 79 vota pro dhe 1 abstenim, rezoluta që shpall Iranin, shtet sponsorizues të terrorizmit. Kryetari i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani tha gjatë fjalës së tij në Kuvend, se kjo rezolutë lidhet drejtpërdrejtë me sigurinë kombëtare të vendit tonë dhe me rolin që Shqipëria ka zgjedhur të luajë në arkitekturën e sigurisë euroatlantike. “Rezoluta që kemi përpara lidhet me veprimtarinë e Republikës së Iranit dhe me përdorimin e instrumenteve terroriste dhe hibride për realizimin e objektivave të politikës së saj të jashtme. Prej vitesh, raportet e vlerësimit ndërkombëtar kanë dokumentuar mbështetjen e strukturave shtetërore iraniane për grupe të armatosura joshtetërore dhe për struktura “proxy”, me qëllim ushtrimin e ndikimit dhe presionit në vende...
Burimi:
javanews.al