Ministrja Pirdeni: Brenda vitit 2027 vihet në jetë sistemi i drejtësisë digjitale

Ministrja Pirdeni: Brenda vitit 2027 vihet në jetë sistemi i drejtësisë digjitale

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi dje se Shqipëria ndodhet në një fazë kritike për avancimin e negociatave. Në fjalën e mbajtur gjatë konkursit ndërkombëtar të Qendrës së Drejtësisë, i cili do të jetë një pol i ri urban i godinave të sistemit të drejtësisë, Pirdeni tha se “teksa kemi hapur 38 kapituj në një periudhë kohe rekord, për më pak se 13 muaj, tashmë na ndajnë vetëm 22 muaj nga afati i dhjetorit 2027 kohë në të cilën kemi dakordësuar me KE për mbylljen e procesit të negociatave”. Ajo shtoi se përgjatë këtij rrugëtimi, progresi nuk vlerësohet nga ambicia fillestare e reformave edhe në disa fusha, por nga qëndrueshmëria reale e sistemeve mbi baza standardesh në praktikë. Në këtë...