Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj gjatë bashkëbisedimit të kësaj të enjteje, të zhvilluar me praninë e kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësues të bizneseve, deklaroi se sektori i ndërtimit ka pësuar një rritje rreth 17% në dhjetëvjeçarin e fundit. “Sektori i ndërtimit në dhjetë vitet e fundit, sëbashku me real estate, ka patur një rritje rreth 17%.”, tha Ibrahimaj. Rritja ekonomike e vendit sipas saj, vjen kryesisht nga ky sektor dhe si rrjedhojë e ecurisë së investimeve në vend. “Nuk është vetëm rritja e një biznesi në vetvete, por është kontributi që ai sektor jep në rritjen e ekonomisë dhe rritjen e pagave.”, shtoi Ibrahimaj. Ministrja theksoi se mbështetja për këtë sektor mbetet thelbësore për të garantuar vijimësinë e rritjes ekonomike të qëndrueshme. Ajo solli...