Ministrja e Ekonomisë sqaron pse nafta është më e shtrenjtë se në vendet e rajonit

Ministrja e Ekonomisë sqaron pse nafta është më e shtrenjtë se në vendet e rajonit

Pas rritjes së fundit të çmimit të naftës në vend, e cila arriti deri në 198 lekë për litër brenda pak ditësh, ka reaguar edhe qeveria. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë deklaroi se një nga arsyet pse karburanti në Shqipëri rezulton më i shtrenjtë se në vendet e rajonit lidhet me mënyrën e aplikimit të taksës së qarkullimit. Sipas saj, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit ku kjo taksë paguhet në makina, në Shqipëri paguhet në naftë. Delina Ibrahimaj: Ne kemi pasur disa komunikime të lidhura me si përbëhet çmimi i naftës dhe pse në Shqipëri kemi një çmim që është më i lartë se në vendet e tjera. Do doja në ndaloja në përbërjen e çmimit të...