Ministria e Jashtme “e dështuar”? Spiropali: Jam dakord me Ramën, 2026 viti kur…
Gjatë një konference për mediat këtë të hënë, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me kritikat e javës së kaluar të kryeministrit Edi Rama dhe thirrjen e tij për një reformim të dikasterit që ajo drejton. Ministrja Spiropali u shpreh se bie dakord me deklaratën e kryeministrit pasi edhe ajo mendon që ky dikaster ka nevojë për një reformim. “Në dukje ka një kontradiktë mes nivelit të përfaqësimit dhe respektit që Shqipëria ka krijuar në nivelin ndërkombëtar dhe asaj që u tha për nevojën për strukturim dhe reformim, konstatim për të cilin jam dakord. Në këto 100 ditë që unë drejtoj Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, kam parë njerëz me ekspertizë të jashtëzakonshme ashtu siç...
Burimi:
javanews.al