Ministri Salla: Marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Preshevës për zhvillimin e bujqësisë dhe mbështetjen e fermerëve
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, nënshkroi sot në Tiranë Memorandumin e Mirëkuptimit me Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Marrëveshja synon të krijojë një kornizë bashkëpunimi ndërinstitucional për zhvillimin dhe modernizimin e praktikave bujqësore, mbështetjen e fermerëve shqiptar në Preshevë dhe rritjen e kapaciteteve teknike e profesionale në sektorin bujqësor. “Përmes këtij memorandumi synojmë të mbështesim më konkretisht komunitetin shqiptar të Preshevës në bujqësi, të nxisim shkëmbimin e përvojës dhe njohurive profesionale, si dhe të krijojmë mundësi për projekte të përbashkëta dhe akses në fondet e Bashkimit Europian,” u shpreh Ministri Salla. Ai theksoi se bashkëpunimi do të fokusohet edhe në zhvillimin e nën-sektorëve prioritarë të bujqësisë, si prodhimi bimor,...
Burimi:
sot.com.al