Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari
Me ftesë të homologut hungarez, Kristóf Szalay-Bobrovniczky, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zhvilloi një vizitë zyrtare në Hungari, e cila nisi me pritjen solemne në Sheshin e Heronjve në Budapest. Ceremonia, me simbolikë të veçantë historike, shërbeu si moment reflektimi dhe nderimi për sakrificën e forcave të armatosura shqiptare dhe hungareze, si dhe si dëshmi e vlerave të përbashkëta që lidhin dy vendet, lirinë, paqen dhe sigurinë kolektive. Gjatë vizitës u theksua angazhimi i përbashkët i Shqipërisë dhe Hungarisë në kuadër të Aleancës, si dhe bashkëpunimi konkret i trupave të dy vendeve që shërbejnë krah për krah në misione kyçe ndërkombëtare, përfshirë KFOR dhe EUFOR në Bosnje e Hercegovinë. Vizita konfirmoi vullnetin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes...
Burimi:
javanews.al