Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi foli pas paralajmërimit të bërë dje nga Ambasada Amerikane në Shqipëri se Irani mund të sulmojë subjekte të lidhura me SHBA-të në Shqipëri. Nufi thekson se nuk ka vend për panik dhe qytetarët shqiptarë duhet të jenë të qetë, pasi sipas tij janë të sigurt. I pyetur nga gazetarja Fjorela Beleshi nëse ka një kërcënim për Shqipërinë, Nufi duke folur në hyrje të Kuvendit u shpreh: “Besoj që SHBA-të, atë lajmërim që kanë bërë, e kanë për qytetarët e vet, dhe SHBA-të janë edhe më sensitive për ruajtjen e qytetarëve të tyre. Sa i takon qytetarëve shqiptarë siguria është e garantuar nga aleanca ushtarake më e fuqishme në botë. Ne si qeveri kemi marrë masat për të gjitha sistemet e...