“Ministri i Drejtësisë të vërë pikat mbi ‘i’”/ Yzeiri : SPAK burgosi pa gjyq Erion Veliajn, Metën pa asnjë akuzë!

“Ministri i Drejtësisë të vërë pikat mbi ‘i’”/ Yzeiri : SPAK burgosi pa gjyq Erion Veliajn, Metën pa asnjë akuzë!

Në një bisedë me “Sot Live” në Report TV, analisti Ilir Yzeiri thotë se “SPAK urdhërohet nga prokurorët pranë Berishës”. Më pas thotë se “Berisha është figurë kriminale, por SPAK-u hesht” për këtë. Yzeiri thotë se Prokuroria e Posaçme ka futur në burg pa gjyq Erion Veliajn dhe Lefter Kokën.  “Ka futur në burg pa gjyq, pa argumente Erion Veliajn, që mbajti ish-ministrin e Mjedisit 3 vjet, Lefter Kokën, 4 vjet në burg dhe u detyrua ta lëshonte dhe si të mos mjaftonte, kemi një prokuror pa pagesë që është Sali Berisha që tregon një Shqipëri që e ka kapur krimi”, tha analisti.  Më tej tha se po e njëjta drejtësi futi në burg ish-presidentin Meta pa asnjë akuzë.  “Prokuroria po tregohet e paaftë që të na tregojë provat çfarë ka bërë realisht. Si mund të mbahet ish-presidenti, ish-kryeministri i një vendi që ka...