Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Adriatik Kupi, bashkë me zyrtarë të tjerë, morën pjesë sot në meshën e Pashkës në një nga Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), ku përcolli një mesazh për të paraburgosurit që festojnë këtë ditë të shenjtë. Gjatë fjalës së tij, Ministri u ndal te kuptimi i Ringjalljes si një moment që tejkalon idenë e fundit dhe rikthen shpresën për një fillim të ri. Duke iu referuar Bibla, ai citoi vargun “Ai nuk është këtu; u ringjall” (Luka 24:6), duke theksuar se kjo ngjarje përfaqëson një kthesë të thellë në mënyrën si kuptohet e ardhmja e njeriut. “Në një vend si ky, ku çdo ditë lidhet me përgjegjësi dhe reflektim, mesazhi i Pashkës është...