Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka bërë sot me dije se këtë vit do të zhbllokohen fondet IPARD të BE-së për bujqësinë dhe në 6 mujorin tjetër pritet të nisin aplikimet e fermerëve për të përfituar nga skema. Ministri tha se fondet IPARD pritet të zhbllokohen brenda muajit qershor, ndërkohë që më 9 mars qeveria do të jetë në Bruksel. “Të bëjmë një formalizim akoma më të madh të fermerëve tanë, duke i orientuar të aplikojnë në këtë proces të rëndësishëm, por edhe atë çfarë ne presim në mbështetjen nga BE, siç është IPARD-i që ne e kemi në 6 mujorin tjetër për të aplikuar, dhe për të pasur mundësi të gjithë fermerët të jenë pjesë e kësaj pakete që do të jetë shumë e...