Ministri Hoxha, telefonatë me homologun ukrainas: Tirana mirëpret në qershor Takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

Ministri Hoxha, telefonatë me homologun ukrainas: Tirana mirëpret në qershor Takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar një bisedë telefonike me Andrii Sybiha, ministër i Punëve të Jashtme të Ukrainës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha thekson se në qershor të këtij viti Tirana do të mirëpresë një tjetër samit ndërkombëtar. Postim i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në X: Sapo zhvillova një bisedë domethënëse me Andrii Sybiha, Ministër i Punëve të Jashtme të Ukrainës. Teksa agresioni në shkallë të gjerë i Rusisë kundër Ukrainës hyn në vitin e tij të pestë, rikonfirmova se Shqipëria dënon hapur shkeljet e vazhdueshme të së drejtës ndërkombëtare dhe të së drejtës ndërkombëtare humanitare, përfshirë sulmet e përsëritura kundër popullsisë civile dhe infrastrukturës kritike të Ukrainës. Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen...