Ministri Hoxha telefonatë me homologun nga Katari: Mirënjohje për kujdesin e treguar ndaj shqiptarëve!

Ministri Hoxha telefonatë me homologun nga Katari: Mirënjohje për kujdesin e treguar ndaj shqiptarëve!

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar ditën e sotme një telefonatë me ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Katarit, Soltan bin Saad Al-Muraikhi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha bën të ditur se gjatë bisedës dënoi me forcë sulmet iraniane ndaj Katarit, si një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare, si dhe e sovranitetit e integritetit territorial të tij. Po ashtu Hoxha ka bërë të ditur se i ka shprehur mirënjohjen ndaj autoriteteve të Katarit për kujdesin dhe mbështetjen e treguar ndaj qytetarëve shqiptarë në Katar gjatë këtyre momenteve të vështira. Postimi i Hoxhës në rrjetin social ‘X’. Pata sot një bisedë shumë të frytshme me Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të #Katarit, Sh.T....