Ministri Hoxha takon ambasadorin serb: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një takim të parë kortezie me Ambasadorin e Republikës së Serbisë në Tiranë, Slobodan Vukçević. Ministri Hoxha nënvizoi “rëndësinë e ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, duke theksuar se bashkëpunimi në sektorë kyç si energjia, transporti, ndërlidhja dhe zhvillimi ekonomik mbetet thelbësor për rritjen e mirëqenies”. Sipas tij, një Ballkan Perëndimor më i ndërlidhur dhe më qëndrueshëm është në interes të përbashkët të të gjithëve. Shqipëria, theksoi ai, mbetet e përkushtuar ndaj një të ardhmeje të rajonit të Ballkanit Perëndimor të ankoruar në Bashkimin Evropian. Në këtë kuadër, ai vuri në dukje se diskursi politik i përgjegjshëm është thelbësor, ndërsa retorika përçarëse apo nxitëse e urrejtjes nuk ka vend në rrugën e përbashkët evropiane....
Burimi:
javanews.al