Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

Kryeministri Rama nuk ka asnjë aleancë, as me Serbinë dhe me askënd, por vetëm interesa. Këtë përgjigje i dha gazetares së A2 CNN Fjorela Beleshi, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, kur u pyet se a po përdor qeveria shqiptare çdo mekanizëm për integrimin duke mërzitur Kosovën, pasi Vuçiç dhe Rama bashkuan penën në Berlin. “Kryeministri nuk ka asnjë aleancë, as me Serbinë, as me askënd. Ne kemi interesa dhe interesat mbrohen duke dialoguar dhe me ata që jemi diametralisht të kundërt, siç është qëndrimi ynë për Kosovën, krahasuar me atë që ka Serbia. Në diplomaci ne negiociojmë, ulemi. Kur diplomacia vdes kanë hyrë mjete të tjera. Dhe fakti që bashkëpunojmë në nivel rajonal ku të gjitha palët shohin atë që u intereson, nuk ka asgjë...