Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti ditën e sotme në MEPJ, anëtarin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer, me fokus një sërë çështjesh me interes të përbashkët, në veçanti procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në një postim në rrjetin social X, Hoxha thekson se “folëm mbi angazhimin tonë të përbashkët për të çuar përpara agjendën e zgjerimit të BE-së dhe për të forcuar më tej bashkëpunimin me partnerët.” “Shpreha gjithashtu mirënjohjen time të sinqertë për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Gjermanisë dhe Bundestagut gjerman ndaj rrugëtimit evropian të Shqipërisë”, shkruan Ministri i Jashtëm. Postimi i Ministrit Hoxha: Kënaqësi e veçantë të takohem me Peter Beyer, anëtar i Bundestagut gjerman, për një bisedë përmbajtësore mbi një sërë çështjesh me interes të...
Burimi:
javanews.al