Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në një diskutim me studentë dhe të rinj në Durrës, duke folur për rolin e tyre në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe mundësitë që ky proces sjell. Përmes një postimi në rrjete sociale Hoxha theksoi se ky takim konfirmoi edhe një herë se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pandashme nga energjia, vizioni dhe angazhimi i të rinjve. Sipas tij kjo është një garanci e fortë për një të ardhme europiane dhe të pakthyeshme për vendin tonë “Turi ynë nëpër Shqipëri: “BE dhe Ti: Europa Fillon Këtu” vazhdon, dhe diskutimet e shkëmbimet me të rinjtë janë gjithnjë e më interesante. Sot, së bashku me kolegen Adea Pirdeni, u ndalëm me...