Ministrat vizituan banorët në zonat e përmbytura/ Berisha thirrje qytetareve: Gjuajini me domate dhe me vezë…

Ministrat vizituan banorët në zonat e përmbytura/ Berisha thirrje qytetareve: Gjuajini me domate dhe me vezë…

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike i ka bërë thirrje sërish qytetarëve që në rast se shohin ministrat e qeverisë Rama, t’i godasin këta të fundit me domate dhe me vezë. Kreu i PD tha gjate mbledhjes se Belinda Balluku vetem ne tri dosje te zbuluara nga SPAK-u rezulton se ka vjedhur rreth 1.2 miliardë euro.Sipas tij, ata janë shkaku i përmbytjes së përvitshme të banesave të qytetarëve. Berisha tha para demokratëve se rreziku i daljes së lumit Vjosa është i njohur dhe se nuk është marrë asnjë masë, pasi sistemet e kanalizimeve janë jashtë funksioneve. Kreu i demokratëve ka theksuar se kanalizimet nuk janë të pastruara, por të mbushura edhe nga ndërtimet e betonit. “Investimet ishin vjedhur dhe ky e...