“Ministrat e tij janë përgjegjës”/ Berisha, reagim: Bllokoi arrestimin e Lubisë me 83 mandatet e krimit

“Ministrat e tij janë përgjegjës”/ Berisha, reagim: Bllokoi arrestimin e Lubisë me 83 mandatet e krimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka sulmuar drejtësinë për të mbrojtur interesat e veta dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Berisha shkruan se, ndërsa qindra qytetarë nga Gjirokastra në Shkodër vuajnë pasojat e përmbytjeve, Rama nuk foli për ta, sepse vetë ai dhe ministrat e tij janë përgjegjës për vjedhjen e fondeve të infrastrukturës mbrojtëse. Sipas tij, Rama është peng i “Lubisë”, duke iu referuar zv/kryeministres Belinda Balluku, dhe përmes shumicës së tij parlamentare ka bllokuar drejtësinë dhe arrestimin e saj. Berisha thekson se sulmet e Ramës ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve tregojnë frikën e tij nga drejtësia dhe përbëjnë një apel për çdo shqiptar që të ngrihet për largimin e tij nga pushteti sa...