Ministeriali i Korridorit VIII, ministri i Jashtëm italian: Do të bëjmë maksimumin që të jeni në BE

Ministeriali i Korridorit VIII, ministri i Jashtëm italian: Do të bëjmë maksimumin që të jeni në BE

Këtë të mërkurë, 18 shkurt,  Tirana është shndërruar në qendrën e dialogut rajonal për riafirmimin e rëndësisë strategjike të një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore dhe gjeopolitike të rajonit: Ministerialit të Korridorit VIII, i cili  po zhvillohet në Pallatin e Brigadave, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia dhe Rumania, si dhe përfaqësues nga vende partnere. Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, në fjalën e tij gjatë Ministerialit të Korridorit VIII theksoi qartë dimensionin politik dhe strategjik të kësaj nisme për rajonin dhe për vetë Bashkimin Evropian. Ai e cilësoi Korridorin VIII si një zgjedhje politike për Italinë dhe si një instrument konkret për të mbështetur integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, duke riafirmuar angazhimin e vendit të tij për ta afruar...