Ministerial për Korridorin VIII Spiropali: projekti me rëndësi strategjike lidh Adriatikun me Detin e Zi

Ministerial për Korridorin VIII Spiropali: projekti me rëndësi strategjike lidh Adriatikun me Detin e Zi

Tirana u kthye në kryeqytetin e diskutimeve të iniciativës infrastrukturore të Korridorit të VIII-të, që ndërlidh Detin Adriatik me Detin e Zi. Ministrat e Jashtëm të vendeve që janë pjesë e projektit u pritën nga kryediplomatja shqiptare Elisa Spiropali, e cila shpjegoi dhe përfitimet e këtij projekti me rëndësi. “Rrugët, hekurudhat, portet dhe lidhjet energjetike janë asete strategjike. Korridori VIII është i vetmi aks i vërtetë lindje–perëndim në Europën Juglindore. Ai lidh Adriatikun me Detin e Zi përmes vendeve tona, të gjitha anëtare të NATO-s. Kjo i jep këtij korridori një dimension të dytë, shumë praktik. Ai nuk është vetëm një projekt ekonomik dhe integrues. Ai është edhe një korridor ndërveprueshmërie”, tha Spiropali. Si përfaqësues i Italisë, kryediplomati Antonia Tajani e cilësoi Shqipërinë tashmë një...