Minga: Nëse Berisha nuk kandidon për kreun e PD, Flamur Nokës nuk do t’i dëgjohet më zëri

Minga: Nëse Berisha nuk kandidon për kreun e PD, Flamur Nokës nuk do t’i dëgjohet më zëri

“23 maji është një shans historik për PD”, kështu deklaroi këtë të enjte në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, gazetari Denis Minga, duke iu referuar zgjedhjeve për kreun e ri të selisë blu. Minga tha se e ardhmja e PD për ndryshim është e gjitha në dorë të Sali Berishës. Sipas tij, nëse Berisha deklaron se largohet nga drejtimi i PD dhe i hap rrugën një gare të vërtetë, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi nuk do të jenë më aty. Pjesë nga biseda: Borakaj: Mendon se është vetëm çështja Berisha apo e të gjithë strukturës? Minga: Unë mendoj se është e Berishës. Është ai njeriu që ka potencialin për t’i dhënë ndryshime reformuese. Po të ketë vullnet, Berisha nuk e pengon dot...