Minga: Dy lëvizjet e Ramës që e afruan me SHBA, Berisha braktisi konservatorizmin e Trump. Hoxha: Kjo qeveri i ka ditët e numëruara

Minga: Dy lëvizjet e Ramës që e afruan me SHBA, Berisha braktisi konservatorizmin e Trump. Hoxha: Kjo qeveri i ka ditët e numëruara

Situata politike në vend ka qenë shkak i debatit mes anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha, dhe gazetarit Denis Minga këtë të enjte në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj. Gazetari Minga tha se kohët e fundit është Edi Rama ai që është afruar më shumë me SHBA-të, ndërkohë që Berisha e ka braktisur totalisht linjën konservatore të Trump. Pjesë nga biseda: Minga: Rama ka bërë dy lëvizje, Bordi i Paqes dhe anulimi i tenderit për Porto Romanon, që e kanë bërë Ramën më pranë Uashingtonit. Ju keni ndryshuar, Lisandër. Lisandër Hoxha: Rama nuk e lehtëson dot veten penalisht. Minga: Ka akuzë ndaj Ramës, ore? Këto janë thashetheme. Lisandër Hoxha: Janë publikuar edhe në media. Minga: Ka akuzë për Edi Ramën?...