Militantët e PD fillojnë të mblidhen në protestën e Berishës, kordon i dyfishtë policie para Kryeministrisë

Militantët e PD fillojnë të mblidhen në protestën e Berishës, kordon i dyfishtë policie para Kryeministrisë

Në prag të nisjes së protestës kombëtare të Partisë Demokratike, Kryeministria është siguruar në pjesën ballore të saj nga një kordon i dyfishtë i policisë, duke bërë të qartë një numër të shtuar të forcave blu të angazhuara në krahasim me protestën e fundit kombëtare të thirrur nga Sali Berisha. Protesta është thirrur me motivin për të rrëzuar qeverinë aktuale nga pushteti dhe hapjes rrugë një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të lira, pasi demokratët pretendojnë për vjedhje të votave më parlamentaret e 11 majit. Në terren janë angazhuar 1350 efektivë të Policisë së Shtetit me qëllim ruajtjen e rendit dhe të sigurisë. Ndërkohë godina e kryeministrisë është siguruar në pjesën e jashtme me veshje metalike në rast se do të krijohen trazira. Sakaq, Ambasada Amerikane...