Miliona euro/ Bie sërish shteti online i Ramës, shumë faqe agjencish (gov.al) nuk hapen

Miliona euro/ Bie sërish shteti online i Ramës, shumë faqe agjencish (gov.al) nuk hapen

Shumë faqe qeveritare sot, me “domain” për institucionet qeveritare (.gov.al) nuk po arrijnë të hapen.Është e pamundur të aksesosh institucione të tilla, si Autoriteti i Shërbimit Rrugor, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Agjencia Kombëtare e Bregdetit, Agjencia e Trajtimit të Pronave, Agjencia e Trajtimit të Pronave, e shumë të tjera.Mësohet gjithashtu se rënia e sistemit ka ndikuar në mosfunksionimin e internetit edhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Gjatë ditës, në institucion ka pasur ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike.Sipas burimeve nga Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit (AKSHI), që hoston këto faqe dhe menaxhon e-albania dhe domain zyrtar.gov.al, dhe administron qendrën e të dhënave qeveritare dhe sistemin e informacionit të...