Mile: PD e udhëhequr nga Sali Berisha, nuk ka objektiv për zgjerim të bazës elektorale
Analisti politik Klementin Mile ka deklaruar se Partia Demokratike nuk ka gjasa të rritet nëse nuk modernizohet, ndërsa edhe partitë e reja po hasin vështirësi për t’u konsoliduar. Në një intervistë për emisionin “Tema e Ditës”, Mile u shpreh se PD, e udhëhequr nga Sali Berisha, aktualisht nuk ka objektiv për zgjerim të bazës elektorale, por synon vetëm të mobilizojë dhe energjizojë votuesit ekzistues. “PD e udhëhequr nga Berisha, në këtë moment nuk shoh të ketë një objektiv për t’u rrit, për t’u zgjeruar, edh enë kuptimin e votuesve që mund të t’i afrohen. Shoh lëvizje për të mbajtur atë që ka për të energjizuar ata votues që PD i ka patur dhe i ka. Por kjo është vetëm njëra anë”, tha ai. Nga ana...
Burimi:
javanews.al