“Miku i Soros”, Burimi reagon ashpër: Trump nuk e sheh dot Ramën, Shqipëria në duart e krimit
Analisti Genc Burimi ishte i ftuar në një studio televizive, ku ai komentoi zhvillimet e fundit që lidhen me Kryeministrin Edi Rama, dhe përpjekjet e tij për të siguruar një afrimitet me administratën e Donald Trump. Sipas Burimit, mungesa e një takimi të drejtpërdrejtë mes Ramës dhe Trump në Davos nuk ishte rastësi, por një sinjal politik. Ai ironizoi vendimin e Ramës për të mos marrë pjesë, duke e krahasuar situatën me një skenar absurd diplomatik. “Imagjinoni në Francë, Macron të thoshte nuk shkoj dot në Davos se më vjen Ivanka për të parë ‘French Riviera’. Është skandal si në formë, ashtu edhe në përmbajtje,” u shpreh Burimi. Analisti argumentoi se Trump kishte nevojë për një prezencë sa më të gjerë në Davos, sidomos në...
Burimi:
sot.com.al