Metamorfoza e një demokrati të shquar peqinas: prezantim dhe shpjegim
I quajtur shpotitshëm deri dje nga Rama si “gjelideti i Peqinit, ish-deputeti demokrat Dashnor Sula, tashmë Kryeinspektori i Përgjithshëm shprehu mirënjohje ndaj kryeministrit për vlerësimin që ai i bëri. “Kam pranuar këtë sfidë sepse ju vlerësoj maksimalisht për vizionin. Ndoshta është e pamundur që një demokrat për 20 vite në politikë në një llogore tjetër, që ju e thatë me të drejtë, kritikuar, gjuajtur me gurë, por diferenca qëndron në një moment thelbësor dhe nuk kam turp ta them: aty ku unë kam kontribuar, kam dhënë për 20 vite, dhe garën e fundit të hedhin në rrugë. Unë mora kurajon, konkurrova, dola i pari dhe u vlerësova. Kjo është diferenca”, tha Sula. Ai më pas renditi para Ramës tre parimet e tij, siç tha, të...
Burimi:
tesheshi.com