Meta reagon nga burgu, akuzon Agasin për “rrëmbimin” e tij
Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, përmes një deklarate në rrjetet sociale, akuzon Ergys Agasin se qëndron pas “rrëmbimit” të tij. Meta shkruan se Agasi është mbi të gjithë shkallët e shtetit të së drejtës. “Në shtetin e së drejtës po ta thjeshtojmë piramidën apo hierarkinë e funksionimit të shtetit të së drejtës sikur të ishte një pallat me 4 kate (pa shtesa) normalisht në katin e parë (bodrum) qëndrojnë banditët. Në katin e dytë qëndron Policia (mbi banditët). Në katin e tretë qëndron Prokuroria dhe SPAK-u. Në katin e katërt qëndron Gjykata (mbi të gjithë). Në shtetin e së drejtës nuk ka kate shtesë mbi katin e katërt (pra të gjykatave). Ndërsa në rastin Meta në katin e katërt qëndrojnë banditët (Organizata Kriminale...
Burimi:
ntv.al