Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm
Tensionet politike janë rritur pas përjashtimit të përfaqësuesve të opozitës nga një vizitë zyrtare në Gjermani. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë ka akuzuar drejtpërdrejt kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshin, për mungesën e deputetëve demokratë në delegacionin që udhëtoi në Bundestag. Ndërkohë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në Facebook lidhur me këtë situatë, duke e cilësuar përjashtimin e deputetëve të opozitës si një akt të papranueshëm. “Përjashtimi nga delegacioni zyrtar parlamentar i grupit kryesor opozitar të Partisë Demokratike është një akt i turpshëm që tregon qartë mungesën e vullnetit për përfaqësim gjithëpërfshirës të Kuvendit të Shqipërisë, aq më tepër në këto momente të rëndësishme edhe në Gjermani.” Sipas demokratëve, në përbërje të delegacionit ishin përfaqësues nga Partia Socialiste e Shqipërisë,...
Burimi:
javanews.al