Meta nuk dorëzohet/ Rekurs i ri në Gjykatën e Lartë nga qelia

Meta nuk dorëzohet/ Rekurs i ri në Gjykatën e Lartë nga qelia

Ish-presidenti, Ilir Meta depoziton sërish rekurs në Gjykatën e Lartë.  Meta përmes avokateve i është drejtuar Gjykatës së Lartë për çështjen e pezullimit të afateve të paraburgimit por dhe masën e sigurisë arrest ne burg ku mbahet prej tetorit 2024. Presidenti i PL-së, Ilir Meta u arrestua më 21 tetor të vitit 2024. Meta dhe deputetja, Monika Kryemadhi dyshohen se në bashkëpunim dhe me funksionarë të tjerë shtetërorë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore e politike. Sipas akuzave dyshohet se ata kanë favorizuar kompani private si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin. Meta akuzohet për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të...