Meta kërkon të lirohet nga qelia, ankimon në Apelin e GJKKO masën “arrest me burg”
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka depozituar sot në 28 janar ankim në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër vendimit të 5 janarit, që caktoi për të masën e sigurisë “arrest me burg”. Ankimi është regjistruar në Apelin e Posaçëm më 26 janar, ndërsa Meta kërkon që vendimi i Shkallës së Parë të rishikohet dhe të lejohet lirimi i tij. Vendimi i Gjykatës së Posaçme, i marrë më 5 janar, e detyroi kreun e Partisë së Lirisë të qëndronte në “arrest me burg”, në kuadër të hetimeve për akuza për korrupsion. Meta dhe avokatët e tij argumentojnë se masa e sigurisë ishte e tepruar dhe se ai nuk paraqet rrezik as për arratisje e as për pengim të hetimeve, raporton për Klan News...
Burimi:
javanews.al