Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!
Në prag të nisjes së Samitit të IV të Diasporës në Tiranë, vjen një videomesazh nga anëtari i Parlamentit Evropian, Adnan Dibrani. “Gjatë krejt kohës si politikan, kurrë rrënjët e mia nuk i harroj! I lindur në Mitrovicë, i rritur në Suedi, mburrna që jam shqiptar dhe gjithkush e din që jam shqiptar”, shprehet Dibrani. Ndërsa ndan videomesazhin e Dibranit në rrjetet sociale, ministri i Punëve të Jashtme Ferit Hoxha e vlerëson atë si “një shqiptar që ka ndërtuar suksesin e tij në politikën suedeze dhe përtej, duke mishëruar vlerat dhe krenarinë e të qenit shqiptar në zemër të Evropës”. Ndërkohë sjellim ndërmend se një tjetër video që tërhoqi vëmendjen e rrjetit mbrëmjen e kaluar, ishte ajo nga sheshi më i famshëm në New York, Times Square, ku në një ekran...
Burimi:
javanews.al