Mesazhet e forta të Erdoganit për Fiter Bajram

Mesazhet e forta të Erdoganit për Fiter Bajram

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka lëshuar deklarata të forta kundër Izraelit gjatë fjalës së tij pas faljes së namazit të Fitër Bajramit në vendlindjen e tij, në rrethin Güneysu të Rizës. Pasi kreu faljen e Bajramit në xhaminë qendrore të Güneysu-së, i rrethuar nga qytetarë të shumtë, Erdoğan u ndal te situata e rëndë në Lindjen e Mesme. “Lindja e Mesme aktualisht po ‘vlon’. Ky Izrael sionist, siç e dini, ka masakruar qindra dhe mijëra njerëz. Nuk kam asnjë dyshim se ata do ta paguajnë shtrenjtë çmimin për këtë,” u shpreh Presidenti turk para besimtarëve. Në lutjen e tij, Erdoğan përdori tone të ashpra fetare duke kërkuar ndërhyrjen hyjnore: “Ushqej shpresën që Zoti të na mbrojë nga fatkeqësia e sionistëve sa më parë....