Mersini: Vlora e përgatitur për sezonin turistik, projektet zhvillimore në fokus
Kryeministri Edi Rama e nisi ditën e hënë me një takim në qytetin e Vlorës. Për një orë e 30 minuta, kreu i qeverisë mblodhi deputetët e qarkut si dhe përfaqësues nga bashkia e qytetit bregdetar. Fokusi i takimit ishte tek projektet zhvillimore si dhe sezoni turistik. Burimet bënë të ditur se kryeministri la porosi të pranishmëve për një koordinim mes pushtetit vendor dhe institucioneve qendrore, për përfundimin në kohë të projekteve. Kryetarja e bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, tha se qyteti po fokusohet në një infrastrukturë të qëndrueshme, mobilitet urban të rregulluar, hapësira publike të menaxhuara mirë dhe një proces pastrimi me cilësi të lartë....
Burimi:
vizionplus.tv