‘Menaxhim i dështuar i Ballukut’/ Bllokimi i rrugës në Librazhd, deputetja e PD: Miliona euro beton, zero siguri…
Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, Ledina Alolli ka reaguar në lidhje me bllokimin e rrugës në aksin Librazhd-Qafë Thanë, duke thënë se kjo është si pasojë e menaxhimit të dështuar të Belinda Ballukut. Me anë të një postimit në Facebook, ku ka publikuar edhe pamjet, Alolli thotë se një nga arterie më jetike të Juglindjes është paralizuar nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni. “Miliona euro beton, zero siguri, zero përgjegjësi”, mbyll postimin e saj deputetja demokrate. Reagimi i deputetes së PD, Ledina Alolli: Aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas i bllokuar. Një arterie jetike e Juglindjes e paralizuar nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni. Qytetarë të izoluar, jetë në rrezik. Ky është bilanci i “rrugëve” të Edi Ramës dhe menaxhimit të dështuar të Belinda Ballukut. Miliona euro beton,...
Burimi:
sot.com.al