Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët, synon që të…
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është shprehur se Edi Rama dëshiron që në Shqipëri të mos ketë më as ministra dhe as kryebashkiakë, pasi sipas tij, kryeministri kërkon që ta përqëndrojë të gjithë pushtetin në duart e veta. Mediu tha se me veprimet e tij Rama po shkon drejt kësaj rruge, pra asaj të përqëndrimit të të gjitha pushteteve në duart e veta. Mediu propozoi gjithashtu se opozita duhet të shkojë në tryezën për Reformën Zgjedhore me një koncept të përbashkët, pra me një qëndrim të unifikuar të të gjithë faktorit opozitar. Kjo pasi sipas tij, do t’i jepte opozitës më shumë kredo politike “Opozita reformën zgjedhore duhet ta fillojë me një koncept opozitar të përbashkët. Pra duhet ndërtuar një qëndrim i përbashkët opozitar...
Burimi:
ntv.al