Mediu: Procesi për Gërdecin është sajesë politike, SPAK nuk gjeti asnjë provë korrupsioni

Mediu: Procesi për Gërdecin është sajesë politike, SPAK nuk gjeti asnjë provë korrupsioni

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, e ka cilësuar procesin gjyqësor ndaj tij për çështjen “Gërdeci” si një “sajese politike”, duke argumentuar se akuza për shpërdorim detyre është e pabazuar dhe se çështja ligjërisht është e parashkruar. Mediu deklaroi se Prokuroria e Posaçme (SPAK) e ka hetuar dy herë në mënyrë të thelluar, duke kërkuar të gjitha shpenzimet e tij brenda dhe jashtë Shqipërisë, pa gjetur asnjë provë për përfitim personal apo lidhje korruptive me kompanitë e përfshira në procesin e demontimit të municioneve. “Nuk kanë gjetur asnjë evidencë dhe e kanë deklaruar që s’ka asnjë lidhje apo transaksion financiar apo marrëdhënie të interesit të Fatmir Mediut me kompaninë amerikane SAC apo me firmën Alba Demil. Pra nuk është as çështje korrupsioni,” theksoi ai, duke...