Mediu: Procesi ndaj meje, politik! Provat e SPAK nuk qëndrojnë
Duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Lartë, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka kërkuar përjashtimin e Irena Gjokës nga seanca paraprake për tragjedinë e Gërdecit. Referuar vendimit të korrikut të vitit 2025 të gjykatës më të madhe në vend, Mediu argumentoi se ekziston papajtueshmëri ligjore që gjyqtari i seancës paraprake të shqyrtojë edhe çështjen e themelit. Por përgjigjen ia dha vetë gjyqtajra e posaçme Irena Gjoka e cila tha se ka qënë vetë ajo që ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi, kërkesë që i është rrëzuar nga GJKKO. Në përfumdim të seancës, Mediu përpara gazetarëve hodhi akuza duke thënë se procesi është i diktuar politikisht dhe kundërshtoi aktekspertizat e Prokurorisë së Posaçme. “Ato që pretendon prokuroria si prova s’kanë lidhje me ministrin. Unë nuk gjykohem...
Burimi:
vizionplus.tv