Mediat e huaja jehonë tubimit të opozitës: Qeveria e Ramës në kritika për akuzat ndaj zv kryeministres Balluku

Mediat e huaja jehonë tubimit të opozitës: Qeveria e Ramës në kritika për akuzat ndaj zv kryeministres Balluku

Mediat e huaja i kanë bërë jehonë protestës së tretë kombëtare të opozitës, kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe skandaleve që e kanë përfshirë së fundmi atë. Associated Press, The Telegraph dhe Washington Post shkruajnë se mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në kryeqytetin e Shqipërisë për të kërkuar largimin e qeverisë së Ramës, pas akuzave të ngritura nga drejtësia ndaj zëvendës kryeministres së pezulluar Belinda Balluku. Mediat vënë theksin edhe te përdorimi i gazit lotsjellës dhe uji nga policia ndaj protestuesve, ndërsa këta të fundit hodhën molotov. “Qeveria e kryeministrit Edi Rama është kritikuar ashpër për akuzat për korrupsion që përfshijnë zëvendëskryeministren Belinda Balluku, por Rama i ka rezistuar thirrjeve për ta shkarkuar atë. Ka pasur kërkesa në rritje që ligjvënësit t’i heqin imunitetin Ballukut nga ndjekja...