Mediat e Emirateve të Bashkuara Arabe jehonë dekorimit të Ramës: Vlerësim për marrëdhëniet dypalëshe
Mediat e Emirateve të Bashkuara Arabe i kanë bërë jehonë dekorimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama me Urdhrin e Zayed, dekorata më e lartë civile e vendit, e akorduar nga presidenti Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Sipas raportimeve të agjencisë shtetërore WAM, dekorata i është dhënë Ramës në vlerësim të përpjekjeve të tij për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Mediat theksojnë se nderimi u akordua gjatë një takimi zyrtar në Qasr Al Bahr, në Abu Dhabi. Në raportimet e tyre, mediat emirate ndalen edhe te diskutimet mes dy palëve për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e ekonomisë, investimeve dhe qëndrueshmërisë, duke e vendosur dekorimin në kontekstin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Vizita e kryeministrit shqiptar në Abu Dhabi lidhet me pjesëmarrjen në Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2026, një forum ndërkombëtar ku trajtohen çështje të zhvillimit të...
Burimi:
javanews.al