Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin
Analisti Arben Meçe ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se SPAK nuk ka prova të reja për Ballukun si dhe imuniteti nuk e pengon që të vazhdojë hetimin. Duke iu referuar votimit në Kuvend për imunitetin e Ballukut, Meçe tha se këtë të drejtë Kuvendit ia njeh Kushtetuta. Sipas tij, Kuvendi në këtë rast ka shfrytëzuar një të drejtë kushtetuese dhe për rrjedhojë nuk ka përplasje institucionale. “Parlamenti është institucioni jo vetëm ligjvënës por ka edhe disa kompetenca që ia jep Kushtetuta. Nëse ai kapërcen Kushtetutën, me të drejtë themi që ke kapërcyer Kushtetutën. Nëse Kushtetuta i jep të drejtën që të mbajë qëndrim ndaj një kërkese të organeve të drejtësisë. Do ta bëjë, ai e gjykon, i drejtë apo e...
Burimi:
javanews.al