Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Me zë dhe figurë, SPAK i kap Agasit një pajisje përgjimi në zyrë, zbardhen emrat e personave nën përgjim
Një pajisje përgjimi, që regjistronte audio dhe video, është sekuestruar nga hetuesit e BKH-së në zyrën e Ergys Agasit, në zonën e ish-Bllokut. Pajisja ka regjistruar me zë dhe figurë të gjithë personat që hynin dhe dilnin nga zyra e tij në ish-Bllok. Sipas burimeve të “MaShqip” pranë institucionit të SPAK, të, thuhet se nga kjo pajisje e sekuestruar, Prokuroria e Posaçme ka nxjerrë mjaft materiale komprometuese. Pajisja ishte vendosur nga vetë biznesmeni Ergys Agasi, me qëllim regjistrimin e bisedave që zhvillonte me zyrtarë të lartë të administratës qeverisëse dhe të Policisë së Shtetit. Por tashmë, kjo pajisje përgjuese, një laptop, si dhe rreth 7 telefona, të sekuestruar në zyrën dhe banesën e tij, janë kthyer në provën kryesore që SPAK ka në duar, duke krijuar akuza të rënda ndaj Agasit, biznesmenit Ermal Beqiri, drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, si dhe zyrtarëve të tjerë. Nga pajisja përgjuese...