Me shumicë votash, KLGJ nuk pranon nisjen e verifikimit për Irena Gjokën: Ta shqyrtojë ILD

Me shumicë votash, KLGJ nuk pranon nisjen e verifikimit për Irena Gjokën: Ta shqyrtojë ILD

KLGJ me shumicë votash nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës. Shumica e anëtarëve thonë se çështja duhet t’i kalojë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Gjyqtarja Irena Gjoka është vënë nën hetim për një dënim të saj të padeklaruar në Greqi. Sipas vendimit të gjykatës së Janinës, Gjoka ishte dënuar me muaj burg dhe 1500 euro gjobë, pasi kishte përdorur vizë të falsifikuar. SPAK ka çelur një hetim lidhur me rastin për akuzën e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit. /vizionplus.tv