“Më shumë para, më pak autonomi dhe investime,” Tabaku në Komisionin e Reformës Territoriale: Modeli i centralizuar ka dështuar

“Më shumë para, më pak autonomi dhe investime,” Tabaku në Komisionin e Reformës Territoriale: Modeli i centralizuar ka dështuar

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në cilësinë e anëtares së Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale të ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë, mbajti një qëndrim kritik gjatë seancës së parë dëgjimore, ku u thirr për raportim ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo.Tabaku e vendosi debatin përtej problematikave teknike, duke e lidhur drejtpërdrejt me modelin e ndërtuar të qeverisjes vendore, që sipas saj ka prodhuar varësi, mungesë autonomie dhe deformim të prioriteteve. Duke iu referuar një raporti të Council of Europe, ajo evidentoi tre dobësi strukturore të modelit aktual: detyrime të papërmbushura nga pushteti vendor, financim që nuk përputhet me funksionet dhe mungesë reale autonomie. Sipas Tabakut, këto nuk janë probleme të izoluara, por pasoja direkte të një sistemi të centralizuar që nuk i jep...